FTESË PËR MEDIA

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjsë (MAShT), Z. Shyqiri Bytyqi, zyrtarisht do të lansojnë nesër me datë 10.11.2017 projektin “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi & Arsimi Profesional në Kosovë“ të financuar nga Ministria e Federatës Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), nga Ambasada Gjermane dhe nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ GmbH.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së implementimit në mes palëve, mbahet nesër, e premte, më 10 nëntor 2017, duke filluar nga ora 11:00 – 12:00. Në lokacionin: GIZ, Shtëpia 1, Rr. Anton Çetta Nr.1, Prishtinë (Lagjja Aktash).
Baza e kësaj marrëveshje, respektivisht qëllimi i Programit YES, është të përmirësojë punësimin e të rinjve në Kosovë.
Fjalën e rastit do ta kenë: Ministri i MPMS-së z. Skender Reçica, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) z. Shyqiri Bytyqi, Sekretarja e Parë dhe Kryesuesja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Ambasadës Gjermane, Znj. Anja Becky dhe Drejtori i GIZ z. James Macbeth Forbes.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet.