Skender REÇICA
Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

I lindur në shtator të viti 1974, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Filologjisë, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, si dhe studimet pasuniversitare në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ka mbi 20 vjet përvojë pune në fusha të ndryshme si; Marrëdhënie Ndërkombëtare, Protokoll, Administratë Publike dhe funksione politike.

Përvoja e Punës:

  • Zyrtar administrativ në Departamentin e Shërbimeve Publike, në kuadër të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, 2000 – 2002.
  • Udhëheqës i Divizionit të Administratës së Përgjithshme, në Ministrinë e Shërbimeve Publike, 2002 – 2004.
  • Ekspert për zhvillim dhe organizim të administratës në kuadër të Komisionit Evropian në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, 2005 – 2007.
  • Koordinator për logjistikë në kuadër të Ekipit të Unitetit, në mandatin e delegacionit të Kosovës për negociata.
  • Asamblist në Kuvendin Komunal në Prishtinë – Zgjedhjet lokale të vitit 2009.
  • Këshilltar për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, 2008 – 2014.
  • Anëtar i kryesisë dhe sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i partisë NISMA Socialdemokrate, që nga viti 2015.
  • Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, shtator 2017 – shkurt 2020
  • Aktualisht Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, qershor 2020 (mandati i dytë)