MPMS në bashkëpunim me Odën Amerikane në Kosovë do të shpërndan pako me veshëmbathje për rezidentë të Institutit Special të Shtimes

Do të shpërndahen pako me veshëmbathje për ata që janë në nevojë, kështu do të veprojë sot ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi në bashkëveprim me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë z. Arian Zekën duke vizituar kështu rezidentët e Institutit Special të Shtimes që njëherit konsiderohen ndër kategoritë më të ndjeshme dhe më në nevojë të shoqërisë sonë.
Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi së bashku me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë z. Arian Zekën me rastin e shpërndarjes së këtyre pakove do të vizitojnë edhe punëtorët e këtij institucioni duke u njohtuar kështu edhe me kushtet në të cilën punojnë këta punëtorë.

Ky takim pritet të mbahet në ora 12:00