Do të shpërndahen pako me veshëmbathje për ata që janë në nevojë, kështu do të veprojë sot ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi në bashkëveprim me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë z. Arian Zekën duke vizituar kështu rezidentët e Institutit Special të Shtimes që njëherit konsiderohen ndër kategoritë më të ndjeshme dhe më në nevojë të shoqërisë sonë.
Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi së bashku me kryetarin e Odës Amerikane në Kosovë z. Arian Zekën me rastin e shpërndarjes së këtyre pakove do të vizitojnë edhe punëtorët e këtij institucioni duke u njohtuar kështu edhe me kushtet në të cilën punojnë këta punëtorë.
Ky takim pritet të mbahet në ora 12:00