Ftesë për medie

Të nderuar përfaqësues të mediave

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ju fton të jeni prezent në lansimin në konsultime publike të Projektligjit të Punës dhe Projektligjit për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror, të hartuara nga MPMS.

Lansimi bëhet më 3 tetor (e mërkurë), ora 11:00, në sallën e konferencave në MPMS.

Sqarim: Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale gjendet në sheshin “Miss Edit Durham” nr.46 (Përballë Zahir Pajazitit, afër me Kino Armatën).

Me Respekt,

Zyra për Komunikim me Publikun

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale