03 qershor 2015- Në konferencën më temën “Grumbullimi informal i mbeturinave në Kosovë”, në të cilën u diskutua për sfidat dhe mundësitë, mori pjesë edhe zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Rita Hajzeraj-Beqaj. Me këtë rast zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj tha se ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale i kushtojmë rëndësi të veçantë tematikës së punësimit të grupeve dhe personave në nevojë të veçantë. Grupet në nevojë përfshijnë shtresa të ndryshme të shoqërisë që vijnë nga të gjitha komunitetet, por disa nga komunitetet me papunësinë më të lartë dhe mirëqenie më të ulët janë komunitetet rome, ashkali dhe egjiptian, dhe këtë e reflektojnë edhe statistikat dhe studimet zyrtare. Poashtu në fund të kësaj konference zv/ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj tha se ne si MPMS e mirëpresim këtë raport të hartuar nga ECMI Kosova, i cili ofronë një studim seriozë dhe të detajuar, të sektorit informal të mbledhjës së mbeturinave në Kosovë. Gjithashtu tha se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është e hapur dhe e gatshme për bashkëpunim me ECMI Kosovën me projekte dhe aktivitete tjera, që çojnë drejt përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies sociale të mbledhësve informal të mbeturinave.