Zv/ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj mori pjesë në konferencën për validitimin e diplomave të UMN-së

04 qershor 2015- Konferenca e cila po mbahet për validitimin e diplomave të UMN-së për aplikim në punë në institucionet publike të Republikës së Kosovës, e përkrahur nga ECMI-Kosova.Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale , merr pjesë si institucion i cili i kushton rëndësi të veqantë punësimit të të gjithë qytetarve të Republikës së Kosovës, dhe konsideron këtë prioritet mbi prioritetet , MPMS ka për mandat rritjen e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë, kjo përfshinë edhe ata qytetarë serbë të komunave me shumicë serbe, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës që vijnë nga ndonjë komunitet pakicë, dhe që dëshirojnë të integrohen në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Po diskutohet edhe Koncept dokumenti , Nr.04/22, Procedurat e aplikimit për vende pune në institucionet e Republikēs së Kosovës për pjestarët e komuniteteve jo-shumicë.