SHPALLEN REZULTATET E FAZËS SË PARË TË PROGRAMIT TË VETË-PUNËSIMIT

Panelet e vlerësimit të ideve të biznesit për Programin e Vetëpunësimit kanë shqyrtuar 279 aplikime të pranuara në perjudhën nga data 21 prill deri më 22 maj 2015, në Zyrat për Punësim ne disa qytete te Kosoves. Bazuar në kriteret e vlerësimit të shpalluara gjatë fushatës informuese, 133 aplikime janë aprovuar dhe kandidatët janë sugjeruar që të marrin pjesë në trajnim për planifikimin dhe menaxhimin e biznesit, ku do të marrin mbështetje në zhvillimin e idesë së tyre ne formen e biznes planit.