FTESË PËR MEDIA

Të premten, më 19.02.2016, duke filluar në orën 10:00, në sallën e konferencave të MPMS, Rruga e UÇK-së, Nr. 1, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, gjegjësisht, Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (TEIP), do të mbajë një konferencë për media ku për opinionin e gjerë do të prezantohen të arriturat e TEIP për vitin 2015.

Gjithashtu përmes kësaj konference, opinioni do të njoftohet edhe për metodat e reja që do të fillojnë së zbatuari, tash e tutje, gjatë procesit të inspektimit nga ana e inspektorëve të punës.

Jeni të mirëseardhur që të përcillni këtë aktivitet të ministrit Abrashi!