FTESË PËR MEDIA

Inspektorati i Punës (IP) të enjëtën , më 26.01.2017, duke filluar në orën 10:00, në sallën e takimeve të MPMS-së, Rruga e UÇK-së, Nr. 1, do të mbajë një konferencë për media ku do të raportoj rreth punës së Inspektoratit të Punës për vitin 2016 si dhe Planin e Punës për vitin 2017.
Në këtë konferencë do të shpaloset gjithashtu edhe platforma e ueb-faqes së Inspektoratit të Punës, e cila pritet që brenda javës të vihet në funksion. Kjo platformë  e re e informimit sa i përket Inspektoratit të Punës do të jetë në dispozicion të palëve që të marrin të gjitha informatat që Inspektorati i Punës i plason dhe që lidhen me mandatin e IP.