Ftesë për media
Prishtinë, 06.06.2019
Të nderuar përfaqësues të medieve,
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ju fton të merrni pjesë në “Panairin e Vetëpunësimit 2019” ku do të marrin pjesë mbi 100 biznese të reja.
Panairi do të mbahet të premten, më 7 qershor 2019, nga ora 09:00 deri 18:00, në “Sheshin Nënë Tereza”, Prishtinë.
Të pranishëm në panair do të jenë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj.Alessandra Roccasalvo të cilët do të adresohen para medieve në ora 10:30, në afëri të shtatores “Zahir Pajaziti”.
Ftoheni që ta përcillni këtë ngjarje!