S28 gusht 2015- ot Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bashkë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit, që synon mbështetjen e realizimit të programit 5 mujor për trajnimin e 20 grave.
Programi i trajnimit i këtyre 20 grave është kurse aftësuese për punë që përfshinë rrobaqepësinë dhe certifikimin e të aftësuarve, ku disa gra pas trajnimit do të munden të punësohen në “Kosova Tex” dhe në disa kompani tjera prodhuese të tekstilit në Kosovë dhe të gjenerojnë të ardhura. Përkrahja e MPMS për këto kategori do të jetë e vazhdueshme edhe në të ardhmen.