17 qershor 2015 – Zv/ministrja e MPMS-së znj. Rita Hajzeraj-Beqaj në mbledhjën e sotme të Qeverisë, prezantoi Koncepet Dokumentin për rregullimin e fushës së regjistrimit dhe evdincës së të papunësuarve dhe punëkërkuesve.
Synim kryesor i këtij Koncept Dokumenti është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për regjistrimin dhe evidentimin e të papunëve dhe punëkërkuesve, që rregullon çështjën e regjistrimit dhe evidencen e të papunëve dhe punëkërkuesve me qëllim të avancimit të bazës ligjore sipas standardeve më të reja nga fusha e punësimit, si dhe harmonizimi i këtij ligji me legjislacionin tjetër në fuqi.
Ky Ligj është në fuqi prej 6 prill 2012, Përgjatë kësaj periudhe të zbatimit të këtij ligji, përveç faktit se ligji ka arritur të sigurojë një bazë solide për rregullimin e procedurave të regjistrimit dhe evidentimit të të papunëve dhe punëkërkuesve, megjithatë, në procesin e zbatimit janë evidentuar disa çështje të cilat kërkojnë të ndryshohen dhe plotësohen. Poshtu gjatë mbledhjës zv/ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj theksoi se ndryshimi I këtij Ligji do të reflektoj edhe në harmonizimin e ligjit me aktet dhe konventat ndërkombëtare sa i përket moshës së regjistrimit si punëkërkues dhe I papunë.