Njoftim

Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar trajnimin dhe shprehin interesin për tu certifikuar si Ekspert i sigurisë dhe shëndetit në punë, ju njoftojm se provimi i certifikimit për të marrë kualifikimin si Ekspert për sigurinë dhe shëndetin në punë, është shtyer dhe do të organizohet me dt. 09 Prill 2022.

 

Kushtet dhe kriteret që duhet ti plotësoj kandidati janë si në vijim:

 

  • Diplomën e universiteti në shkencat teknike, biologji, kimi, fizikë, juridik, psikologji, mjekësi dhe fusha të tjera të ngjashme;
  • Kandidati me kualifikime nga shkencat teknike duhet të ketë së paku një (1) vit përvojë pune në sigurinë dhe shëndetin në punë, ose së paku dy (2) vjet përvojë pune të përgjithshme;
  • Kandidati nga fushat e tjera duhet të ketë së paku tre (3) vjet përvojë në sigurinë dhe shëndetin në punë, ose së paku pesë (5) vjet përvojë pune të përgjithshme;
  • Duhet të ketë përfunduar trajnimin përgatitor për ekspertët për sigurinë dhe shëndetin në punë;

 

Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme:

 

  • Kopje të diplomës universitare valide në Republikën e Kosovës, e cila duhet të jetë e noterizuar
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës (valide)
  • Kopje e pagesës së tarifës së përcaktuar
  • Kopja e certifikatës së vlefshme të pjesëmarrjes në trajnimin përgatitor të lëshuar nga Qendra e Trajnimit për sigurinë dhe shëndetin në punë

 

Kërkesen dhe dokumentacionet tuaja mund ti dorëzoni deri me dt. 25 Mars 2022, në sekretariatin e komisionit për certifikim, ose përmes e-mail adresës: info.sshp@rks-gov.net

 

Departamenti i Punës dhe Punësimit;

Adresa: Sheshi “ Edit Durham” nr. 46, Prishtinë 10000;

Numri i telefoni: +38338213989

 

Për kohën dhe vendin, njoftohen kandidatët me shkrim ose përmes komunikimit elektronik 10 ditë para datës së provimit të certifikimit.