Prishtinë, 11 Gusht 2017
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, sot më datë 11.08.2017 kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ju mundëson që ndihmat sociale për mbi 25 mijë familje, të shpërndahen përmes 100 zyrave postare të Postës së Kosovës, të cilat janë të shtrira në territorin e Republikës së Kosovës, dhe mundësojnë që familjet në asistencë sociale t’i marrin ndihmat sociale me afër vendbanimeve të tyre.
Marrëveshja e Bashkëpunimit hynë në fuqi nga 01 Shtatori 2017, ndërsa shpërndarja e pagesave të ndihmave sociale përmes Zyrave Postare do të fillojë data 01 Tetor 2017.
Marrëveshja e Bashkëpunimit është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPMS-së z. Izedin Bytyqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Postes z. Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-se z. Arton Celina.
Për arritjen e kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit kanë qenë të angazhuar Grupet Punuese nga të tri institucionet, të cilat janë palë nënshkruese.