FTESË PËR MEDIA

Prishtinë, më 29 gusht 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, në bashkëpunim me UNDP-në, nesër më 30 gusht 2017, do të shpërndajë mirënjohje për kompanitë e sektorit privat, të cilat kanë përfituar nga skema ‘Subvencionimi i pagave’.

Mirënjohjet ndahen në Zyrën Rajonale të Punësimit, në Prishtinë, në ora 11:00

Nga skema e subvencionimit të pagave kanë gjetur punë shumë punëkërkues të regjistruar në zyrat e punësimit dhe në përfundim të skemës kompanitë e përfshira në këtë projekt ua kanë vazhduar kontratën e punës.

Të gjitha mediat janë të mirëseardhura të përcjellin këtë aktivitet të ministrit, Safet Kamberi