PLANI I VEPRIMIT RRITJA E PUNËSIMIT TË TË RINJVE


Plani i Veprimit për Rritjen e Punësimit të të Rinjëve është plan ndërsektorial trevjeçar që synon rritjen e punësimit dhe përmirësimin e punësueshmërisë për të rinjtë. Ky Plan është pjesë përbërëse e spektrit të dokumenteve strategjike të Republikës së Kosovës, të cilat si bosht orientues në nivel shtetëror e kanë Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) 2016-2021. Duke e vendosur zhvillimin e kapitalit njerëzor si një prej katër shtyllave kryesore të strategjisë, filozofia zhvillimore e SKZH-së e trajton barazinë gjinore dhe përfshirjen shoqërore (ku përfshihen punësimi dhe arsimi) jo vetëm si rezultat por edhe si parakusht të zhvillimit. SKZH-ja ka përcaktuar disa prioritete dhe masa të përgjithshme se si ky synim mund të arrihet në fushën e punësimit, arsimit dhe aftësimit, si dhe ka përzgjedhur “prioritete të prioriteteve” në mes të gjithë sektorëve. Sidoqoftë, SKZH si dokument kornizë ju lejon hapësirë strategjive sektoriale që të ndërtojnë mbi filozofinë e saj dhe t’i përcaktojnë më hollësisht objektivat dhe masat konkrete të sektorëve, duke e lënë të hapur mundësinë e modifikimit të vetë prioriteteve të SKZHsë, i cili është dokument i gjallë dhe evolues


Download