U mbajt tryeza e rrumbullakët “ Qite n’letër” me komunitetet e bizneseve serbe në Graçanicë

Gjatë kësaj tryeze të rrumbullakët me temë “Qite n’letër”, u diskutua për kontratat e negociuara, të kuptuara dhe të shkruara të cilat shpjegojnë, përkufizojnë dhe rregullojnë transaksionet. Përveç kësaj iu kushtua mjaft kohë edhe shpjegimit të opsioneve në dispozicion për zgjidhjen alternative të kontesteve – ndërmjetësimi dhe arbitrazhi, dhe zhvillimet në procedurat e përmbarimit të aktgjykimeve.