Divizioni i Burimeve Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:

1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;

1.2. Administron rekrutimin e personelit;

1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;

1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve Njerëzore është  tetëmbëdhjetë (18).