Zëvendësministrat

Çerkin Dukolli
Zëvendësministër

Çerkin Dukolli, ka lindur me 20.02.1969 në fshatin Bubavec të Malishevës.
Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë publike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet pasuniveristare i ka kryer në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.
Është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës që nga paslufta:
Shtator 1999 – qershor 2008, ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (Zona e II-të Prizren dhe Komanda e Trajnimit dhe Doktrinës Prishtinë me gradën e Nënkolonelit).
Gjatë kësaj kohe ka kryer detyrën e shefit të Zyrës për Informim me Publikun në TMK –KTD, njëkohësisht ka qenë shef i Kabinetit të Komandantit të KTD-së.
Qershor 2008-tetor 2017, ka vazhduar në shërbimin civil duke kryer detyrën e Drejtorit të Departamentit të Inspektimit në Ministrinë e Infrastrukturës.
2012- Ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës.
Nëntor 2017, është emëruar zëvendësministër i MPMS.
Nga viti 2015 është anëtar i Këshillit Kombëtar të NISMA- për Kosovën.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

VESEL MAKOLLI
Zëvendësministër

VESEL MAKOLLI – U lind më 14.02.1954 në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës, përndryshe nga viti 1957 familja e tij jeton në Prishtinë,  ku z. Makolli  është  rritur dhe tani vazhdon të jetoj.
Përgatitja profesionale dhe përvoja e punës: 
Z. Makoolli me profesion është inxhinier i makinerisë në profilin hekurudhor.
Provimin profesional shtetëror për  hekurudha e kreu  pranë Komisionit Federativ në Beograd. 
Ka kryer specializime në ketë lami në Hungari dhe Kroaci. 
Gjithashtu ka kryer trajnime për shërbimet civile .
Ishte drejtor shumë vjeçar në Hekurudhat e Kosovës  (1983-1989).
Drejtor i transportit dhe zv/drejtor gjeneral në Hekurudhat e Kosovës, pas luftës. 
Drejtor i parë i pas luftës i Drejtorisë  për Shërbime Publike, Transport dhe Ambient i Komunës së Prishtinës. 
Drejtor i shtypshkronjës ‘‘Rilindja’’ në Prishtinë.
Mësimdhënës në shkollën e mesme teknike për profilet e hekurudhave, në vitet 1983-1987 dhe 1990-1996 (në shtëpitë-shkolla). 
Kryetar i Sindikatave të Hekurudhës së Kosovës gjatë periudhës kohore 1983-1985. 
Përfaqësues i Hekurudhave të Kosovës në komisionet e nivelit federativ dhe evropian në vitet 1985-1989. 
Nga shkurti i vitit 2017 z. Makolli është Zv. President dhe Sekretar i Përgjithshëm i AKR-së. 
Është i martuar dhe ka i 6 fëmijë.

BESART JASHARI
Zëvendësministër

BESART JASHARI – U lind më 01.07.1990 në Ferizaj.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj.
Ka përfunduar Fakultetin Ekonomik – Banka, Financa dhe Kontabilitet, ndërsa nivelin Master është duke e përfunduar në Menaxhment dhe Informatikë.
Jeton në Ferizaj, është i martuar dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë
Përvoja e punës:
Zëvendës Ministër në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale në vitin 2017
Zyrtar për Kordinim në Ministrin e Administratës Publike në vitin 2014 – 2017 
Financier në Partinë Demokratike të Ashkalive të Kosovës në vitin 2014
Asistent në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2013

Tel: 038 200 26 058 
E-mail : besart.b.jashari@rks-gov.net

ABDYL YMERI
Zëvendësministër

ABDYL YMERI
Vendlindja: Baks, Skenderaj
Shkollimi: inxhi. i diplomuar  i Teknologjisë
• I martuar, 2 fëmijë

Eksperienca e punës:
• 1995 -1999, profesor në Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta”, Skenderaj
• Qershor 1999 – nëntor 1999, zyrtar për informim në Kuvendin Komunal në Skenderaj
• Nëntor 1999 – janar 2001, inxhinier në KEK (Korporata Elektroenergjetike e Kosovës)
• Janar 2001 – 2007, drejtor për Rindërtim, Planifikim dhe Zhvillim në K.K,  Skenderaj
• Mars 2008 – gusht 2008, shef i kabinetit dhe këshilltar i kryetarit të komunës në Skenderaj
• Shtator 2008 – Qershor 2010, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt
• Deputet i Kuvendit të Republikës se Kosovës, legjislatura e III – të
• Nga tetori 2012, i emëruar Zëvendësministër në M. e Drejtësisë  
• Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, legjislatura e V- të
• Nga nëntori 2017, i emëruar Zëvendësministër në MPMS

Pozicioni politik:

• Nënkryetar i PDK-së, dega në Skenderaj
• Anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së
• Anëtar i Kryesisë së PDK-së

Milosh PEROVIQ
Zëvendësministër

Milosh  PEROVIQ
Zëvendës  ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale 
I lindur më 17.07.1985. në Mitrovicë. 
Shkollën fillore dhe të mesme mbaroi në Zubin  Potok, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Shkencave Natyrore Matematikore  në Mitrovicë, dega e gjeografisë .
Jetonë në  Zubin  Potok .
Përvoja e punës :
Milosh  Peroviq ka më tepër se 10 vite përvojë në fusha të ndryshme të punës siq janë: Funksione Politike, siguri, pjesëmarrje pune në OJQ Organizacija, protocol . 
Në fuksionet udhëheqëse në komunën e Zubin Potokut  prej 2013-2017 .
Komisioner  në komunën e Zubin Potokut .
Zëvendës  ministër në Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ,është  emëruar në shtator të vitit 2017 .
Përkatësia politike :Lista Serbe 
E-mail: Milos.Perovic@rks-gov.net
Tel. 038 20026096