Divizioni për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave janë:

1.1. Shqyrtimi ligjor i të gjitha parashtresave dhe ankesave të personave fizik dhe juridik, ndaj vendimeve të shkallës së parë të MPMS-së, sipas afateve ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;

1.2. Shqyrtimi dhe nxjerrja e akteve administrative individuale dhe kolektive për të gjitha ankimimet administrative, qofshin ato në formë të kërkesave për rishqyrtim apo ankesa, të cilat ndërlidhen me realizimin e të drejtave në skemat pensionale, sociale dhe beneficione tjera të përcaktuara me ligjet dhe aktet nënligjore të MPMS-së.

1.3. Shqyrtimi dhe njoftimi i menjëhershëm i palës kërkuese, se ankesa është pranuar dhe se procedimi administrativ lidhur me ankesën e parashtruar ka filluar;

1.4. Regjistrimi i të gjitha parashtresave dhe ankesave në një libër të veçantë;

1.5. Hartimi dhe përgatitja e raporteve javore, periodike dhe vjetore lidhur me punën e Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave;

1.6. Menaxhimi dhe administrimi i punës së të gjitha komisioneve të shkallës së dytë, të krijuara sipas ligjeve të aplikueshme në pajtim me dispozitat e ligjeve të aplikueshme të kësaj Ministrie si dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Procedurën Administrative;

1.7. Kryerja e të gjitha punëve administrative, ligjore, operative dhe punëve tjera organizative për të gjitha komisionet e shkallës së dytë, të cilat janë në kuadër të MPMS-së;

1.8. Nxjerrja e konkluzioneve, për çështjet që kanë të bëjnë me procesin dhe të cilat shfaqen si dytësore në procedimet administrative;

1.9. Zbatimi dhe vendosja e procedurave për formimin dhe punën e komisioneve për shqyrtimin e ankesave;

1.10. Shqyrtimi dhe vlerësimi i të gjitha parashtresave dhe ankesave të qytetarëve
dhe grupeve të caktuara të interesit të cilat i drejtohen MPMS-së.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave është shtatë (7).