Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit janë:

1.1.Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative në bashkëpunim të ngushtë me Kabinetin e Ministrit me Departamentet dhe me njësitë tjera organizative nga fushëveprimtaria e ministrisë ;

1.2.Siguron përputhshmërinë e akteve normative të propozuara nga ministria me legjislacionin e aplikueshëm nëRepublikën e Kosovës;

1.3.Siguron perputhshmerine e legjislacionin e Bashkimit Evropian-Acqius të BE-së, në bashkëpunim me departamentet, njësitë apo personat përgjegjës për hartimin e projekt akteve normative, duke përfshirë përgatitjen e Deklaratës së Përputhshmërisë(DeP) dhe Tabelat e Përputhshmërisë (TeP);

1.4. Ështe përgjegjes per formatizimin e te gjitha akteve normative te ministrise dhe rregullave dhe teknikave te hartimit te legjislacionit;

1.5. Është përgjegjës për finalizimin e te gjitha projektakteve normative;

1.6. Dergon aktet ligjore ne Zyren Ligjore te ZKM-se, pas miratimit nga Sekretari dhe Ministri ;

1.7. Harton propozim vendime, propozime të materialeve të ndryshme të kërkuara nga Sekretari dhe Ministri;

2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është katër (4).