Divizioni i Monitorimit dhe Kontrollit

1. Detyrat dhe  përgjegjësitë e Divizionit të Monitorimit dhe Kontrollit janë;

1.1. Monitorimi dhe kontrollimi i zbatimit të ligjshmërisë së përfituesve të skemave të pensioneve dhe beneficioneve;

1.2. Hulumtimi i parregullsive dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë aplikimit të skemave të pensioneve dhe beneficioneve;

1.3. Identifikimi dhe korrigjimi i lëshimeve dhe gabimeve eventuale lidhur me procedurat e përfitimeve nga skemat e pensioneve dhe beneficioneve;

1.4. Bashkëpunimi me institucionet nga të cilat mund të furnizohet me informata nga agjencitë dhe institucionet ne nivel qendror dhe lokal si dhe institucionet e kultit;

1.5. Bashkëpunimi me të gjitha bankat komerciale lidhur me ndërrimin e llogarive bankare sipas kërkesës së palëve;

1.6. Mirëmbajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave bazuar në kërkesën e palës dhe zyrtarëve lokal;

1.7. Identifikimi dhe përpilimi i kërkesave për kthimin e mjeteve financiare të fituara në mënyrë të kundërligjshme apo pasurim pa bazë;

1.8. Bashkëpunimi me zyrat e pensioneve lidhur me vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm monitorues  për identifikimin e gabimeve të pagesave eventuale;

1.9. Ndihmon në monitorimin dhe raportimin e zbatimit të objektivave të departamentit;

1.10. Monitorimi dhe kontrollimi i ligjshmërisë së vendimmarrjes për përfituesit nga zyrtarët lokal;

1.11. Menaxhon me ekipin dhe stafin e kontrollit dhe mbikëqyrjes.

2. Udhëheqësi i Divizionit të monitorimit dhe kontrollit, raporton tek Udhëheqësi i Departamenti i Invalidëve të Luftës dhe   Familjeve të Dëshmorëve.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Monitorimit dhe Kontrollit është tre (3).