Divizioni për Integrime Evropiane

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane janë:

1.1. Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i ministrisë;

1.2. Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike;

1.3. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton tek institucionet relevante;

1.4. Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multiraterale për aktivitetet e ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë;

1.5. Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;

1.6. Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis communautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVPE, integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;

1.7. Ofron mbështetje në organizon dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e ministrisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrime Evropiane është tre (3).