Divizioni për Aftësinë e Kufizuar dhe Personat e Moshuar

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Aftësinë e Kufizuar dhe Personat e Moshuar janë:

1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për çështjet e ndërlidhura me personat me aftësi të kufizuar dhe personat e moshuar;

1.2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për zhvillimin e shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara dhe persona të moshuar;

1.3. Ofron mbështetje në menaxhimin e shërbimeve për persona me aftësi të kufizuara dhe persona të moshuar;

1.4. Analizon dhe raporton mbi nevojat vjetore buxhetore për shërbimet e personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuar;

1.5. Koordinon aktivitetet me institucionet relevante;

1.6. Koordinon aktivitetet me me institucionet relevante;

1.7. Bashkëpunon me organizata jo-qeveritare për zhvillimin e aktiviteteve;

2. Udhëheqësi i Divizionit për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Personat e Moshuar raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjare.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Personat me Aftësi të Kufizuar dhe Personat e Moshuar është gjashtë (6).