Divizioni i Komisioneve Mjekësore

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Komisioneve Mjekësore janë:

1.1. Menaxhimi dhe administrimi i punës së të gjitha komisioneve mjekësore me qëllim të vlerësimit të të gjitha kërkesave të aplikuesëve në skemat e pensioneve, beneficioneve dhe përfitimeve tjera të menaxhuara nga MPMS-ja;

1.2. Vendosja dhe zbatimi i procedurave ligjore dhe mjekësore në përputhje me dispozitat e ligjeve të aplikueshme.

1.3. Shqyrtimi dhe rishqyrtimi e kërkesave për njohjen e të drejtave të aplikuesëve në skemat pensionale dhe sociale;

1.4. Rregullimi dhe përcaktimi i procedurave për angazhimin e mjekëve në komisione mjekësore sipas kërkesave të departamenteve përkatëse të MPMS-së;

1.5. Propozimi dhe përcaktimi i përbërjes së komisioneve profesionale mjekësore dhe caktimi i orarit për seancat e komisioneve mjekësore;

1.6. Bashkëpunimi dhe komunikimi me departamentet përkatëse të MPMS-së për avancimin dhe ligjshmërinë e punës së komisioneve mjekësore.

1.7. Kompletimi dhe rishikimi i evidencës mjekësore për të gjithë shfrytëzuesit e të drejtave në skemat pensionale dhe sociale të cilat menaxhohen dhe administrohen nga MPMS-ja;

1.8. Zbatimi i drejtë dhe i plotë i strategjive dhe politikave lidhur me trajtimet shëndetësore të përcaktuara me ligj;

1.9.Zbatimi i detyrave dhe përgjegjësive tjera të përcaktuara me aktet e tjera nënligjore të aprovuara nga MPMS-ja.

1.10. Zbatimi dhe aplikimi i rregullave dhe standardeve shëndetësore të përcaktuara në legjislacionin e shëndetësisë.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Komisioneve Mjekësore raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Komisioneve Mjekësore është 10.