U mbajt Konferenca e parë Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Trupa ekzekutive e Inspektoriatit të Punës, mbajti Konferencën e parë Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndëtin në Punë.

Qëllimi i kësaj konference është që të shkëmbehën përvojat nga BE-ja dhe kërkesat për harmonizimin dhe standardizim e politikave dhe mekanizmave për shëndët dhe siguri në punë , me ç’rast kishte pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Europës. Ndërsa qëllimi i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është caktimi i masave për përmirsimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në punë.