Mbahet takimi i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve

1 qershor 2015- Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, ku kryesohej nga Kryeministri i Kosovës z.Isa Mustafa , prezente ishte edhe Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale znj.Rita Hajzeraj-Beqaj, ku gjatë këtij takimi u bë prezantimi i procesit të hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2020.

Zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj në takim diskutoi edhe për rritjën e skemave sociale për fëmijët, fondin për fëmijët nga komunat dhe për fëmijët në nevojë dhe ata të braktisur. Poashtu gjatë këtij takimi ajo u shpreh : “Sot të drejtat e fëmijëve nuk janë në gjendje në të cilën ne dëshirojm si shtet i Kosovës, por ne jemi duke punuar në vazhdimësi që të drejtat e fëmijëve të respektohen sikurse për çdo fëmijë tjetër në botë me Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve.

Ligjet të cilat i mbrojnë këta fëmijë fillojnë nga kodi penal, ligji i punës, konventat e ndryshme ndërkombëtare të cilat i ndalojnë punët abuzuese për fëmijët dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim, që këto padrejtësi të eliminohen”.

Zv/ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj përmendi disa nga strategjitë, si hartimin e ligjit për mbrojtjën e Fëmijëve; Planin e veprimit për të drejtat e fëmijëve; Arsimimin e fëmijëve; Programin qeveritar etj.

Në fund zv/ministrja e MPMS-së Rita Hajzeraj-Beqaj tha se ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të vazhdojmë të sigurojmë fonde të ndryshme, poashtu të krijojmë hapsira të mjaftueshme për rekreacion për fëmijë.