Ministri Abrashi priti në takim delegacionin nga FMN-ja

2 qershor 2015- Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi priti sot në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga Jacques Miniane- shef i Misionit për Kosovë. Me këtë rast ministri Abrashi i informoi ata me legjislacionin, sfidat dhe me gjendjen aktuale të fushave që i mbulon kjo Ministri. Në këtë takim të një rëndësie të veçantë u vlerësuan trajnimet në fushat deficiatare si dhe përkrahja e projekteve të veçanta për punësimin e femrave dhe të rinjve. Po ashtu ministri Abrashi foli edhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmirren për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, duke marrë përvojat më të mira të vendeve europiane.