Zv. Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj-Beqaj përkrahë fuqishëm shoqatën Down Syndrome Kosova

29 maj 2015- Sot me rastin e evenimentit solemn të lansimit të projektit të paketimit të mjaltës, nga shoqata Down Syndrome Kosova, Zv.Ministrja Rita Hajzeraj–Beqaj theksoi që, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është e vendosur të përkrahë këtë organizatë dhe organizatat tjera që merren me grupet e margjinalizuara.

Me këtë rast, zv.ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj përmendi se punësimi i pjesëtareve të Down Syndrom Kosova, është prioritet i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Sipas znj. Hajzeraj, punësimi për pjesëtarët e Down Syndrome Kosova, por edhe pjesëtareve tjerë të grupeve të cenuara, është me interes për institucionet dhe shoqërinë.

Znj. Hajzeraj-Beqaj, falenderoi Shoqatën Down Syndrom, që po vazhdon të ofrojë programe të trajnimit, punësimit, dhe identifikimit të nevojave të këtij grupi, i ndihmojnë përfshirjës së tyre në punësim dhe mirëqenie.