Zv. Ministrja znj.Rita Hajzeraj-Beqaj mbajti takimin e rregullt të KES-it me partnerët social

Sot u mbajt takimi i rregullt i KES-it i udhëhequr nga  Zv. Ministrja znj. Rita Hajzeraj-Beqaj në të cilin morën pjesë të gjithë partnerët social.

Çështjet kryesore qe u diskutuan në këtë takim ishin: Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

Diskutimi rreth Draft Planit Strategjik të Këshillit  Ekonomiko- Social (KES) si dhe më e rëndësishmja, Informatë e përgjithshme lidhur me  ecurinë e hulumtimit për Pushimin e lehonis nga OEK-u dhe Rrjeti i Grupi të Grave të Kosovës.