Përurimi i dy investimeve, Qeveri-BE, në Pejë

Sot gjatë vizitës së tij në Pejë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi mori pjesë në përurimin e dy investimeve të përbashkëta të BE-së dhe Qeverisë së Kosovës në ndërmarrje kosovare. Përurimi i parë ishte i linjës së prodhimit të këmishave në fabrikën e tekstilit “Artatex”.

Në këtë fabrikë që u përurua në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Pejës, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, janë punësuar 30 persona shumica prej tyre gra.

Kjo kompani tashmë i punëson 100 persona tjerë në linja tjera të prodhimit. Ndërsa përurimi në fabrikën e drurit “Lumi”  e cila merret me prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhinave, ishte lansimi i makinerive prodhuese të bashkëfinancuara poashtu nga Qeveria dhe BE. Të dy keto kompani janë shembull i frymës së ndermarresisë në Kosovë dhe i perkrahjes së tyre të pakusht nga qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian. Shuma totale e këtyre investimeve arrinë në 4.5 milion euro