Reagim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ndaj artikullit “Largime të padrejta nga skema sociale”, botuar në të përditshmen “Zëri”, dt. 25 gusht 2014, nga artikullshkruesi Kajtaz Gecaj

Me qëllim të informimit të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, veçmas për t’ua bërë të qartë artikullshkruesit z. Kajtaz Gecaj dhe z. Halit Beranit, kryetar i QR të KMDLNJ, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale(MPMS) vlerëson se konstatimet në  artikullin e sipërshënuar nuk qëndrojnë fare , e të cilat sigurisht janë bërë në mungesë të informacioneve të besueshme.  Në vazhdim po japim vetëm disa argumente, të cilat i demantojnë pohimet dhe konstatimet e këtij artikulli.