Ftesë publike për konkurrim për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Ftohen të gjithë të interesuarit, profesionistët dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve sociale dhe familjare që të paraqesin kërkesat e tyre për emërim në Këshillin e Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale dhe Familjare (KPSHSF).

Ky këshill është përgjegjës:

  • – Për mirëmbajtjen e standardeve dhe disiplinës profesionale në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare dhe në këtë vazhdë shërben si organ regjistrues dhe licencues për profesionistët që punojnë në këtë fushë;
  • – Për mbajtjen e regjistrit të profesionistëve të shërbimeve sociale dhe familjare, që janë të licencuar për të ushtruar veprimtarinë në Kosovë;
  • – Ka kompetencë që të vendos se kush mundë të jetë i licencuar si profesionist-specialist i shërbimeve sociale dhe familjare;
  • – Cakton se çfarë zhvillimi profesional kërkohet për ofruesit e shërbimeve sociale e familjare;
  • – Shqyrton ankesat e ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • – Vendos për sanksione disiplinore që duhet zbatuar, duke përfshirë edhe heqjen e profesionistit të shërbimeve sociale dhe familjare nga regjistri.