Mbahet konferenca mbi inicimin e projektit për energjinë alternative

Energjia alternative elektrike që nënkupton arritjen e energjisë elektrike përmes diellit, ujit dhe ajrit, e që njëkohësisht është parakusht dhe kriter nga Bashkimi Evropian që deri më 2020 e gjithë Evropa të ketë energji alternative të integruar në sistemin energjetik evropian ku nuk do të ndotet mjedisi por do të pastrohet, ishte tema e diskutimit të një konference të organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Teslisanum nga Beogradi me temë ““Zbatimi i platformës 20-20-20 në Kosovë dhe zhvillimi i bashkëpunimit rajonal përmes hapjes së kompanive të përbashkëta për stabilizimin e Ballkanit”.