Mbahet takimi me temën – Lëvizja e Krahut te Punës në Rajon

Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale, në bashkëpunim me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Organizatën Ndërkombetare për Migrim (IOM) ka organizuar një takim punë mbi temën e lëvizjes së krahut të punës në rajon. Ky takim është mbajtur në kuadrin e zbatimit të Strategjisë për Europën Juglindore 2020 për krijimin e vendeve të punës dhe mirëqënie në një perspektive Europiane. Kjo strategji është miratuar nga Ministrat e Ekonomisë dhe qeveritë e vendeve të Europës Juglindore në vitin 2013. Në fjalën e tij në hapjen e takimit, Ministri i MPMS, z. Nenad Rasic, ka theksuar se, “Kosova ka ndërmarrë masa për nxitjen e lëvizjes së fuqisë punëtore me vendet fqinje”. Rrjedhimisht, “Të frymëzuar nga eksperienca e vendeve të BE-së, është nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për krijimin e një job portali të përbashkët (dhe po diskutohet me Maqedoninë)”.