Me qëllim të informimit të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, veçmas për t’ua bërë të qartë artikullshkruesit z. Kajtaz Gecaj dhe z. Halit Beranit, kryetar i QR të KMDLNJ, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale(MPMS) vlerëson se konstatimet në artikullin e sipërshënuar nuk qëndrojnë fare , e të cilat sigurisht janë bërë në mungesë të informacioneve të besueshme. Në vazhdim po japim vetëm disa argumente, të cilat i demantojnë pohimet dhe konstatimet e këtij artikulli.