Prishtinë, 30 dhjetor 2015
Me ndryshimin aktual të ligjit të punës në Gjermani do të rregullohet (ndryshohet) qasja në tregun Gjerman të punës nga viti 2016. Nga data 01.01.2016 deri më datën 31.12.2020 qytetarët e Kosovës kanë mundësi të marrin një leje qëndrimi në Gjermani për të gjitha profesionet e punës, shkollimet profesionale si dhe punë të tjera ndihmëse. Kjo vlen edhe atëherë kur ju nuk keni një shkollim të caktuar profesional, apo kur kualifikimi juaj profesional nuk njihet në Gjemani.
Paraprakisht ju duhet t’i përmbushni këto kushte:
• Duhet të keni një ofertë për një vend pune të garantuar nga ana e një punëdhënësi në shtetin Gjerman nga data 01.01.2016 apo më vonë.
• Duhet t’i përmbushni kushtet tjera ligjore të parapara për lëshimin e vizës.
Më tej Agjencioni Federal për Punësim do të verifikojë, se a qëndron në dispozicion ndonjë kandidat i favorizuar (shtetas Gjerman apo shtetas i BE-së) për këtë ofertë të vendit të punës. Në një rast të tillë nëse ekziston një shtetas Gjerman apo shtetas i BE-së ju nuk do të pranoni një leje pune për tregun Gjerman të punës.
Detajet rreth rregullave mund t`i gjeni në këtë broshurë, e cila gjendet në gjuhën shqipe, serbe dhe gjermane.
Për pyetjet në lidhje me çështjet e vizës mund të informoheni në Ambasadën Gjermane. Në lidhje me këtë posaçërisht lexoni dokumentin në vazhdim
Për informata mund të drejtoheni edhe këtu:
Qendra e Shërbimeve të Migrantëve
rr. E Tiranës p.n.
në Qendrën Rajonale të Punësimit
10 000 Prishtinë
Tel: 038 521 206
e-mail: qshm@rks-gov.net
Qendra informuese Gjermane për migracion, arsim dhe karrierë DIMAK.
rr. Luan Haradinaj 15/2
10 000 Prishtinë
Tel +381 38 223 344
https://www.facebook.com/DIMAKKosovo/info/
Shkarko:
PUNËSIMI DHE JETESA NE GJERMANI |