MPMS, Oda Ekonomike Amerikane dhe afaristi Ramiz Kelmendi shpërndanë dhurata për të moshuarit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe afaristin Ramiz Kelmendi vizituan sot Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, me ç’rast shpëndanë dhurata modeste në prag të festave të fundvitit. Ministri Abrashi, deklaroi se sot MPMS ndanë këto dhurata modeste për të treguar se ne do të jemi pranë të moshuarve dhe do t’i mbështesim çdo herë që ata të mos ndihen të vetmuar në këto festa. Ai u zotua se ndihma dhe përkujdesi për të moshuarit nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. “Ne do të jemi këtu që edhe në të ardhmeni t’i mbështesim dhe t’u krijojmë kushte sa më të mira që t’ua bëjmë sa më të lehtë vetminë në ditët festive”. Ky donacion simbolik u përkrah edhe nga Oda EKonomike Amerikane dhe deputeti, Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë Elkos.