Të arriturat e MPMS-së gjatë vitit 2015

Të arriturat e MPMS-së

Prezantim gjithëpërfshirës i ministrit, Arban Abrashi

1. Punësimi
• Funksionalizimi i sistemit të regjistrimit të punëkërkuesve;
• 115, 868 punëkërkues të regjistruar – 50, 666 femra;
• 12, 762 vende të lira pune të identifikuara;
• 4188 biznese të regjistruara;
• 40-100% rritje të shifrave të ndërmjetësimit dhe punësimit.

2. Aftësimet Profesionale
• Ndërtimi i Qendrës së Aftësimit Profesional në Gjakovë;
• Trajnime për ndërmarrësi në Prishtinë, Prizren, Gjilan;
• Aftësim dhe përkrahje në formë grantesh Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Graqanicë, Mitrovicë, Leposaviq, Vushtrri dhe Gjilan;
• Akreditimi i kurrikulave aktuale të programeve të aftësimit profesional si dhe programeve të reja, konform standardeve të profesionit;
• Janë ofruar trajnime në qendrat korrektuese.

3. Dialogu Social
• Zbatimi progresiv i Marrëveshjes Kolektive;
• Hartimi i draft-planit strategjik për KES-in;
• Pjesëmarrje dhe lobim në Konferencën e ILO-së;
• Vizitë zyrtare e partnerëve socialë në Holandë;
• Dialogim  konstruktiv dhe kontributdhënie aktive në përgatitje të legjislacionit dhe politikave nga ana e KES-it;
• Ueb faqe dhe broshurë mbi punën e KES-it.

4. Përkrahja Sociale
• Rritja e pagesës për asistencë sociale për 25%, për rreth 26.000 familje, që ka ngritur pragun mes 40-120 EUR sa ishte, në 50-150 EUR sa është tash;
• Për herë të parë ka filluar licencimi i ofruesve të shërbimeve sociale;
• Janë licencuar 733 ofrues publikë dhe privatë të shërbimeve sociale;
• Në shumën prej 100.00 EUR për muaj, janë përkrahur 2,750 familje, që kanë fëmije me aftësi të kufizuara;
• Në shumën prej 150 EUR për muaj, janë përkrahur 108 fëmijë të strehuar jashtë familjeve të tyre;
• Janë ndihmuar 243 familje me nga 100.00 EUR dhe 49 familje me nga 150 – 300 EUR si ndihmë emergjente për situatë të jashtëzakonshme;
• Është bërë subvencionimi i energjisë elektrike për përfitues të skemës së ndihmës sociale dhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës,  janë subvencionuar 22.669 familje nga Skema e  Ndihmës Sociale dhe 11.368 Familje të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës. Në total 34.037 familje me nga 130 EUR në vit.

5. Legjislacioni
• Është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aftësim, riaftësim profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara;
• Është miratuar Projektligji për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësim;
• Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në MPMS, Agjencinë e Punësimit;
• Organizimin brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Inspektoratin e Punës;
• Rregulloret për rishikimin e listës së formave të rrezikshme të punës së fëmijëve dhe për kriteret dhe procedurat e përkrahjes financiare për subvencione dhe grante;
• Udhëzimi Administrativ për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

6. Investimet
• Ndërtimi i shtëpisë për komunitete në Novobërdë;
• Qendrës për Aftësime Profesionale Gjakove, Zyrës Komunale të Punësimit Suharekë;
• Qendrës Rajonale të Punësimit Mitrovicë;
• Renovime të objekteve për përkujdesje në Gjilan, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Shtime, Prishtinë;
• Projekte tjera në përfundim e sipër.


7. Pensionet

• Pensionet Bazë – 120.456.408,00;
• Pensionet Kontributpaguese – 68.213.637,00;
• Numri i përfituesve të personave me aftësi të kufizuara (PPAK) – 18.220.860,00;
• Pensionet e TMK-së – 2.451.538,00;
• Pensionet e FSK-së – 591.233,00;
• Pensionet e Parakohshme “Trepça”me “Goleshi”, “Strezovci” “Karaçeva” & Stipendionet – 4.399.520,00;
• Kompensimi për Persona të Verbër – 5.700.745,00.

8. Ulja e informalitetit
• Plani Zhvillimor për Inspektoratin e Punës 2015-2020;
• 9505 inspektime;
• 48671 të inspektuar;
• 51 subjekte të legalizuara
• 1863 punëmarrës kanë formalizuar marrëdhënien e punës;
• Rënie e numrit të lëndimeve në punës.

9. Buxheti
• Rritje për 43,536,872,00;
• Alokimi për Pensionet Kontribut-dhënëse ngritet nga 68.214.478,00 në 91.683.800,00;
• Alokimi për Asistencë Sociale nga 25.145.593,00 në 30.500.00,00.

10. Komunikimi dhe bashkëpunimi
• 126 Komunikata;
• 690 Shkrime të evidentuara në media;
• 43 Marrëveshje të nënshkruara;
• Takime të rregullta me grupe të margjinalizuara dhe palë tjera;
• Kanë marrë përgjigjeje të gjitha kërkesat për qasje në dokumente zyrtare.