Përmbyllja e suksesshme e 2016!

Sot për media prezantuam të arriturat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilat do t’i përmblidhja si mëposhtë:

Punësimi dhe Aftësimi Profesional

1.      Janë identifikuar mbi 14 mijë të lira vende pune

·         Nga zyrat e punësimit, janë ndërmjetsuar në punësim të rregullt mbi 4 mijë persona,
o   700 më shumë se vitin e kaluar;

·     Nga pushimi i lehonisë kanë përfituar mbi 1700 gra;

·         Kanë marrë shërbime në fushën e migrimit mbi 1300 persona;

·         Janë trajnuar mbi 6500 punëkërkues, nga ta mbi 1800 femra, dhe mbi 450 minoritete;

·         Janë certifikuar mbi 5000 persona;

·         Janë ngritur kapacitetet e Zyrave të Punësimit;

·         Është zyrtarizuar sistemi i performancës në të gjitha Zyrat e Punësimit.

 

Mirëqenia dhe Ndihmat Sociale

2.      Gjatë vitit 2016, ndihmë sociale kanë përfituar mbi 26.000 familje me mbi 107.000 anëtarë të familjeve

·     Janë licencuar 145 ofrues të shërbimeve sociale, prej tyre,
o   87 ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare për nivel superior,
o   58 për nivel bazik

·     Janë licencuar 18 organizata jo qeveritare, që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare;

·     Janë zhvilluar 12 standarde për shërbime sociale;

·     Janë trajnuar 150 zyrtarë nga niveli menaxherial, si dhe nivelet e Drejtorive Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;

·     Është ofruar strehim familjuar brenda familjes për 560 fëmijë;

·     Janë ofruar shërbime në 6 strehimore regjionale për mbrojte nga dhuna në familje;
o   Janë ofruar shërbime sociale për 420 raste të dhunës në familje, nga të cilat 237 gra, respektivisht 186 fëmijë viktima të dhunës në familje;

·     Janë mbështetur 20 projekte të OJQ-ve me mbi 50% të financimit të shpenzimeve të secilit projekt të destinuar për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare;

·     Është bërë decentralizimi i shërbimeve për Shtëpitë e Personave të Moshuar në Istog (Gurakoc), Graçanicë dhe Shtëpitë e Personave me Aftësi të Kufizuara në Shtime, Vushtrri, Deçan Ferizaj, Lipjan dhe Kamenicë;

·     Komisionit Mjekësor, shkalla I-rë, ka bërë vlerësimin e pa aftësisë për mbi 21.900 kërkesa,
o   89 % e tyre janë vlerësuar si të pa aftë për punë;

·     MPMS ka ushtruar kontroll të rregullt në 13 QPS dhe ka kontrolluar 966 të lëndë të shfrytëzueseve të ndihmave sociale;
o   Ka rezultuar që 666 ose 68.94 % e lëndëve-dosjeve kanë qenë të kompletuara;

·     Është bërë verifikimi i drejtpërdrejtë i 891 familjeve në vendbanimet e tyre,
o   Ka rezultuar se 743 ose 83.39 % familje kanë qenë të përzgjedhshme.

Pensionet dhe beneficionet (përfshirë negocimin me jashtë)

3.      Ka ndodhur kategorizimi i shfrytëzuesve të pensionit kontributpagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve

·     Janë procesuar mbi 95% kërkesave dhe ankesave të parashtruara për realizimin e të drejtës në skemat pensionale, sipas kategorizimit;

·     Janë adresar rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm, MPMS është angazhuar në disiplinimin e skemës pensionale dhe sociale;

·     Është arritur bashkëpunimi me Agjencinë e Regjistrit Civil, Administratën Tatimore të Kosovës, Bashkësitë Fetare;

·     Është njohur stazhi i punës për punëtorët e arsimit për vitet 1989-1999;

·     Në përputhje me legjislacionin ka vazhduar përkrahja për kategoritë e luftës;

·     Janë përmbyllur Marrëveshje që ndihmojnë përkrahjen e kategorive përkatëse, si dhe Memorandum për lirimin nga pagesa e energjisë elektrike mes MPMS, MZHE, KEK-KEDS;

·     Janë zhvilluar diskutime dhe konsultime me delegacione të Maqedonisë, Belgjikës, dhe Zvicrës,
o   Ky proces pritet të zgjerohet edhe me Kroaci, Slloveni, Gjermani, Austri.

 

Legjislacioni

4.      Janë miratuar 4 ligje

Më saktësisht ligji Aftësim, Riaftësim Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara;

·     Ligji për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve për të papunët, punëkërkuesit dhe punëdhënësit;

·     Si dhe Ligji për Ndërmarrjet Sociale;

·     Plotësim ndryshimi i ligjit për veteranët luftëtarë;

·     Janë nxjerrë një sërë rregullativash normative, sikurse,
o   Vendimi për Themelimin e Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë;
o   Miratimi i Plani të veprimit 2015-2016, për eliminimin e të gjitha formave me të këqija të pune së Fëmijëve në Kosovë;
o   Rregullorja për funksionimin dhe punën në strehimoren për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore;
o   Rreg për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për përdorimin e pajisjeve personale mbrojtëse në vendin e punës;
o   Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për mbrojtjen e të punësuarave lidhur me punën e krahut me ngarkesa;o   Për kërkesat minimale për sigurimin e shenjave të sigurisë dhe shëndetit në punë;
o   Për kërkesat minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë të punësuarave në risk nga ambientet shpërthyese;
o   Për kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit për punën me pajisje me ekran shfaqës.

Koordinimi

Kemi zhvilluar Dokumentin e Veprimit për IPA 2016 të miratuar nga KE ku përfshihen 3 projekte, dhe vlera totale e kontributit të KE është 8 milionë euro

·         MPMS ka bërë ”Koordinimin e Procesit për Rishikimin dhe Monitorimin e PKZMSA”;

·         Është hartuar Plani i Brendshëm i Punës i MPMS-së për vitin 2016, i cili shërben si instrument i planifikimit dhe vlerësimit të performances;

·         Është dhënë kontribut në Udhërrëfyesuin për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare dhe në Programin e Reformave Ekonomike.

 

Inspektorati

Inspektorati i Punës ka realizuar 6716 inspektime

· Numri i përgjithshëm i punëtoreve të inspektuar gjatë kësaj periudhe ka qenë 55749, ku nga ata 44252 kanë qenë meshkuj, 11383 kanë qenë femra;
· Nga këto inspektime është arritur të formatizohet marrëdhënia e punës se mbi 1300 punëtoreve;
· Janë shqiptuar 115 gjoba, si dhe janë bërë mbi 800 vërejtje me shkrim subjekteve;
· Është themeluar dhe funksionalizuar komisioni për licencimin e personave juridik të cilët kryejnë punë nga SShP;
· Është hartuar Plani Zhvillimor Strategjik për Inspektoratin e Punës, 2017-2021.

Financa

Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale i janë ndarë 377,518,382.53 euro

·     MPMS ka respektuar kufijtë e lejuar për vitin buxhetor 2017;

·     Konform parashikimeve në kuadër të KASH 2017-2019, janë përgatitur edhe politikat dhe prioritetet programore të MPMS-së.