Zëvendësministri Rrahmani u takua me ambasadorin Walker

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, u takua sot me ambasadorin William Walker, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Me këtë rast zvm/ Rrahmani e falënderoi ambasadorin Walker për kontributin e madh që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu e  njoftoi atë me gjendjen e pakicave kombëtare si dhe projektet e MPMS-së, përfshirë edhe ato që do të implementohen në të ardhmen, të cilat do të fokusohen në përmirësimin e mirëqenies sociale të pakicave.

Zvm/ Rrahmani ka theksuar se pozicioni i pakicave në Kosovë është mjaft i avancuar dhe për këtë është garancë shteti i Kosovës, Kushtetuta e saj dhe ligjet në fuqi, të cilat janë në harmoni të plotë me ligjet më të avancuara të botës demokratike dhe BE-së.

Ambasadori Walker, është shprehur i kënaqur me informimin dhe gjendjen e avancuar të komuniteteve në Kosovë. Ai ka falënderuar zvm/Rrahmani për pritjen, duke e inkurajuar atë, që të punojë sa më shumë për të drejtat e pakicave në Kosovë. Me këtë rast ambasadori Walker i ofroi atij bashkëpunim të ngushtë si një mik i  Kosovës, duke shprehur dëshirën që Kosova të jetë një shtet i zhvilluar dhe i mundësive të barabarta për të gjithë, në realizimin e të drejtave të tyre.