Ministri Abrashi dhe homologu shqiptar Velijaj angazhohen për thellim të bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit në lëminë e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve mes dy vendeve, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi dhe homologu shqiptar, z. Erion Velijaj sot diskutuan dhe u pajtuan për modalitetet dhe hapat që duhet ndërmarrë në vitin 2015.

Në këtë takim u disktua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, veçmas në komunat që shtrihen në zonën kufitare. Gjithashtu u diskutua dhe u dakordua që pala kosovare të angazhohet në heqjen e lejës së punës për qytetarët shqiptarë, si masë reciprociteti për ate që qeveria shqiptare tashme e ka bërë për qytetarët e Kosoves.

Palët përmbyllën tri marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve si dhe u zotuan që puna në fushat tjera me interes reciprok të vazhdojë në grupe teknike.

Ministri Abrashi dhe Veliaj ri-theksuan rëndsinë e këtij bashkpunimi si përcaktim i dy vendeve që të shtyjnë procesin e intgrimit evropian, dhe ky forcim bashkpunimi shpreh vendosmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës që të avancojnë këtë proces.