Ministri Abrashi takoi përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare Help-Hilfe zur Selbsthilfe nga Gjermania

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në një takim përfaqesuesit e Organizatës Joqeveritare Help – Hilfe zur Selbsthilfe nga Gjermania.

Përfaqësuesit e Organizatës Help njoftuan ministrin për qëllimin e projektit që kjo organizatë do ta implementojë dhe që për synim ka ofrimin e granteve për biznese në disa komuna të Kosovës.

Ministri Abrashi u shpreh i gatshëm për përkrahje dhe u shpreh se mirëpret çdo iniciativë që do të ndihmonte bizneset dhe si rezultat do të krijonte vende të reja pune.