Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi priti në takim Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë z. Zoran Vodopija

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim shkëlqësinë e tij Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë z. Zoran Vodopija.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kroacisë me theks të veçantë në fushën e punësimit si dhe mirëqenies sociale. Gjatë këtij takimi ambasadori kroat dhe ministri Abrashi janë dakorduar edhe për përkrahjen e komunitetit kroat në Janjevë dhe Letnicë.