Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe nënshkrimit të këtij vendimi nga ana e kryeministrit, z. Hashim Thaçi, për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe rritjen e pensioneve për të gjithë shfrytëzuesit e skemave ekzistuese pensionale, ministri i MPMS, z. Nend Rashiq përshëndet këtë vendim të kryeministrit Thaçi. Ky vendim është edhe një dëshmi se Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet gjithnjë e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë, në rritjen e standardit të jetesës, kurse synim i MPMS-së dhe i vet ministrit Rashiq ka qenë dhe mbetet kujdesi dhe përmirësimi i jetesës së qytetarëve me nevoja të veçanta siç janë pensionistët e të gjitha kategorive dhe personat tjerë në nevojë.