Në Graçanicë u bë përurimi zyrtar i shtëpisë me bazë në komunitet për personat e moshuar pa përkujdesje familjare

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq së bashku me strukturat udhëheqëse të komunës së Graçanicës, përuroi zyrtarisht shtëpinë me bazë në komunitet për personat e moshuar pa përkujdesje familjare në komunën e Graçanicës. Ministri Rashiq tha se synim i MPMS-së është që t’i shtrijmë shërbimet në komunitet për këto kategori dhe gradualisht ta zvogëlojmë numrin e madh të klientëve të grumbulluar në dy institucionet bazë.