18 nëntor 2015- Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale znj.Rita Hajzeraj-Beqaj, po qëndron në Bursa të Turqisë, ku vizitoi drejtuesit e institucioneve për aftësim professional, me ç’rast mori përkrahje se qendrat profesionale në Kosovë do të ndihmohën me teknologjin më të re të punës dhe kuadro përkatëse. Deri tani në Bursa kanë kryer trajnime mbi 80 të rinj kosovar por në mungesë të kushteve ata në Kosovë mbeten të papunë. Mbeshtetur në aftësimin e këtyre të rinjëve, zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj kërkoi ndihmë në aspektin e makinerisë së avansuar që këto kuadra në Kosovë të punësohen. Poashtu disa organizata që merren me çështjet e trajtimit të të rinjëve dhe zanatëve të ndryshme u shprehen të gatshëm të ndihmojnë të rinjtë në Kosovë për sigurimin e vendit të punës. Trajtimet e deritashme që janë bërë në Bursa për aftësimin e të rinjëve kosovar në fusha të ndryshme profesionale së shpejti do të barten në Kosovë.
Qendrat profesionale në Kosovë janë të gatshme të fillojnë punën pas përkrahjes që do të kenë nga qyteti i Bursës. Aktualisht do të fillohet me trajnimin e të rinjëve për rrobaqepsi, bukuri, tekstil, dhe dizajnë kompjuterik. Realizimi i këtyre projektëve pritet të fillojë së shpejti.