Një delegacion nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga zv/ministri i MPMS-së, z. Fatmir Shurdhaj, në përbërje të të cilit delegacion janë edhe deputeti i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, z. Liburn Aliu, këshilltari politik i MPMS-së, z. Viktor Mehana dhe ambasadorja e Kosovës në Bruksel, znj. Mimoza Ahmetaj, po merr pjesë në Kongresin Vjetor Kundër Varfërisë dhe Përjashtimit Social, që po mbahet në Bruksel nga 26 deri më 27 nëntor nën patronatin e Komisionit Evropian.
Pjesëmarrës dhe panelit, në mesin e shumë pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të Evropës janë edhe Hose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian dhe Herman Van Rompoy president i Këshillit Evropian.