Këshilltari federal zviceran Berset takoj sot ministrin kosovar të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Nenad Rashiq

Këshilltari federal Alain Berset , shef i Departamentit federal për punë të brendshme, ka takuar këtë të hëne në Berne ministrin kosovar për punë dhe mirëqenie sociale, Nenad Rasic. Takimi ka mundësuar vlerësimin e kushteve të cilat duhet të përmbushen për elaborimin e një konvente për sigurime shoqërore në mes të Zvicrës dhe Kosovës, konkretisht identifikimin e parakushteve për fillim të negociatave në mes të dy vendeve.